Carla Bruni-Sarkozy është për katër vite Zonja e Parë e Francës, ndërsa kjo duket se ia ka marrë freskinë fytyrës së saj.
Të dielën mbrëma, 44-vjeçarja është fotografuar në njërin nga vendvotimet së bashku me Nicolas Sarkozy, i cili po kandidon sërish për postin e të parit të Francës.
Bruni ka qenë një manekine e njohur dhe këngëtare, si dhe është konsideruar si njëra nga gratë më të bukura në botë ndër personalitetet e njohura, mirëpo siç duket ajo me vështirësi po përballet me pleqërinë.
Mediat kanë spekuluar se Carla përdor shumë botoks dhe se iu është nënshtruar disa ndërhyrjeve kirurgjike, të cilat ia kanë humbur bukurinë.