Labelit BABASTARS i është bashkuar edhe një anëtar i ri. Ai është reperi kosovar Cozman “Cozy”.
Burime të Telegrafit bëjnë të ditur se pas Stresit dhe Ronela Hajatit, BABASTARS është shtuar edhe me një artist. Bëhet fjalë për Cozman "Cozy" nga Prishtina i cili jeton në Londër.
Reperi tash e disa vite ka miqësi me anëtarët e labelit, dhe tashmë ka filluar karrierën krahas labelit BABASTARS.
Cozman “Cozy” së shpejti do të paraqitet në një bashkëpunim me anëtarët tjerë të labelit.