Këngëtarja Dafina Zeqiri këtë të shtunën (14 prill) ka festuar ditëlindjen e saj të 23-të.
Në krah të këngëtares, në një foto të publikuar nga kjo festë, është parë edhe reperi Ledri, i cili thuhet të jetë i dashuri i saj.
“Urime ditëlindja, një yll dhe disa nota të muzikës”, i janë shkruar në tortën që i është dhuruar Dafinës për ditëlindje, ku ajo duket duke pozuar e lumtur me tortën e saj.
Dafina Zeqiri këto ditë pritet ta sjellë videoklipin e këngës “Tonight” në bashkëpunim me reperin Ledri.