Indi, mbahet gara me dema nëpër orizore

Gara e quajtur ‘surfimi me dema’ zhvillohet çdo vit në Indinë jugore në festivalin Maramadi pas sezonit të korrjes.

Fusha me oriz në të cilën mbahet gara ka madhësinë e një fushë futbolli.
Pronari i demave vrapon me to nëpër baltë, ndërsa qëllimi i garës është që të kryhet në kohë sa më të shkurtë.
Mijëra banorë të Indisë mblidhen në këtë garë çdo vit.