Zoe Thomson është një vajzë shumë e veçantë nga Britania e Madhe. Kjo vajzë tetë vjeçare e “luan mendsh” kitarën elektrike, ndërsa ka edhe grupin e saj me të cilin përpunon të gjitha këngët e ‘heavy metal’ grupeve.
Bota e zbuloi Zoen dhe grupin e saj që në vitin 2011, ndërsa ripërpunimi i këngës Enter Sandman i Metallicas pati më shumë se tre milionë klikime, bile Metallica incizoi edhe një video të vogël ku lavdërojnë grupin e ri.
Në ëmbëlsirën më të re të cilën na ka përgatitur kjo vashë e veçantë mund ta shihni duke luajtur një këngë të grupit Stratovarius. Videoja e saj e re sërish ka pushtuar YouTube dhe tashmë ka mbi 800.000 klikime.