Cyrus kritikohet për sjelljet e pa hijshme

Miley Cyrus ka rënë në qendër të kritikave nga pjestarë konservativë të shoqërisë amerikane, pas fotove kontraverse të postuara online.

Tinejxherja ishte në kryetitujt e lajmeve të mediave amerikane, pasi torta e ditëlindjes së të dashurit të saj Liam Hemsworth simuloi seksin oral mes çiftit dhe kjo sigurisht se nuk është pritur mirë për shkak të ndikimit që mund të ketë te tinejxherët.
“Filma sikur “Bachelorette” dhe sjelljet e pa hijshme sikurse të Cyrus, mund të jenë pjesë e jetës reale të Hollywoodit, por seksi i rastësishëm pas disa divorceve nuk ndikon në mirëqenien e të rinjve tanë. Këto sjellje mund të kenë pasoja”, shkruan në një komunikatë të Institutiti për Media dhe Kulturë.