Gerrard: Liverpooli nuk e meritoi fitoren

Kapiteni i Liverpoolit, Steven Gerrard, ka pranuar se skuadra e tij nuk e meritoi fitoren ndaj Manchester Unitedit në kuadër të Kupës FA.
Duke folur për ITV, mesfushori anglez ka thënë se Redsat ishin më të dobët në posedim, si edhe në përgjithësi gjatë ndeshjes.
“Meritat i takojnë Manchester Unitedit, ata kontrolluan periudha më të mëdha të ndeshjes sot (e shtunë)”.
“Megjithatë, gjëja më e rëndësishme është rezultati, dhe ne e nxorëm në fund”, ka deklaruar Gerrard.