E “harruan” në qeli, fitoi 22 milionë dollarë dëmshpërblim

Amerikani Stephen Slevin fitoi dëmshpërblimin me vlerë prej 22 milionë dollarësh, sepse pa u gjykuar kishte kaluar dy vite në burg i izoluar. Pasi më në fund iu kujtua autoriteteve, ai u lirua nga të gjitha akuzat.

Slevin ishte arrestuar më 2005 në New Mexico, me akuzën se kishte vozitur në gjendje të dehur. U dërgua drejtë e në qeli ku në dy vitet e ardhshme autoritetet thjeshtë “e harruan”.
Rasti përfundoi më 2007, kur gjykata hodhi poshtë të gjitha akuzat. Avokati i Slevinit dëshmoi në gjykatë se klienti i tij ishte arrestuar gabimisht dhe ishte lënë të vuajë në burg. Ai tha se Slevin në një moment u detyrua ta nxjerrë dhëmbin vetë, pasi iu refuzua kërkesa për ta vizituar stomatologun.
Autoritetet e New Mexicos thonë se në kohën e arrestimit të Slevinit dosja kriminale ishte shkruar në 26 faqe. Ata planifikojnë të parashtrojnë ankesë lidhur me dëmshpërblimin e tij.