Teksa po kërkonim videoklipin “Supernova” në kanalin e saj zyrtar për arritjen që ka pasur kënga pas një muaji të lansimit, kemi hasur në mos ekzistencë të videos në fjalë dhe ç’është më e çuditshme nuk ekziston më as kanali i këngëtares.
Gjithçka flet për një mbyllje të kanalit të këngëtares në YouTube, që sipas burimeve të Telegrafit ka ardhur për shkak të shikimeve të rrejshme të shtuara nga bashkpunëtorët e këngëtares, megjithëse këta të fundit dhe as vet këngëtarja nuk ka bërë ndonjë konfirmim zyrtar për atë që ka ndodhur.