Fitojnë Bayern e Dortmund

Dy liderët e Bundesligas, Bayern Munich dhe Borussia Dortmund, kanë regjistruar fitore kundër Wolfsburgut, respektivisht Hoffenheimit.
Me dy gola të shënuar në pjesën e dytë me anë të Mario Gomez (60’) dhe Ivica Olic (90’), bavarezët dolën fitues në Allianz Arena.
Ndërkohë, me dy gola të Shinji Kagawa (16’ dhe 55’) dhe një gol të Kevin Grosskreutz (31’), kundrejt një goli të Fabian Johnson (63’), kampioni në fuqi grumbulloi tre pikë të reja.
Pas javës së 19-të, Bayern Munichu dhe Borussia Dormundi vazhdojnë kryesimin e Kampionatit gjerman me nga 40 pikë të grumbulluara.