Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, ka lëvduar trajnerin e Real Madridit, Jose Mourinho, duke thënë se spekulimet për të ardhmen vijnë për shkak se ai po punon mirë.
Të dy trajnerët ishin përfshirë në luftë fjalësh para dueleve të tyre të drejtpërdrejta në Ligën e Kampionëve, në një konflikt që daton nga koha kur Mourinho ishte trajner i Interit. Por, kjo si duket më nuk ekziston te dy protagonistët.
“Një ditë lexoj se Mourinho do të shkojë te Paris Saint-Germain. Ditën tjetër është Interi, më pas Manchester City, Manchester United dhe më pas Chelsea”.
“Më vjen mirë për të. Mendoj se ai po punon mirë në atë që po tenton të bëjë”, ka thënë Mancini.
Mancini ‘lëvdon’ Mourinhon
20:36
Unknown