Futbollistët e Los Angeles Galaxy e kanë mbrojtur titullin e MLS, ndërsa pas fitores prej 3-1 kundër Houston Dynamo, fituan trofeun e katërt në histori (2002, 2005, 2011 dhe 2012). Kështu, klubi ku luante David Beckham së bashku me DC United mbajnë rekordin me nga katër trofe.
Edhe në sezonin e kaluar në finale, LA Galaxy e mposhti Houstonin me rezultat 1-0 me golin e Landon Donovan.
Të njëjtët kundërshtarë luajtën edhe sivjet, ndërsa klubi nga Los Angelesi fitoi me rezultat 3-1.
Me golat e Omar Gonzalez (60’), Donovan nga penaltia (65’) dhe Robbie Keane sërish nga penaltia, Galaxy fitoi kundrejt një goli të shënuar nga Calen Carr (44’).
Menjëherë pas u nderua mesfushori anglez, David Beckham, i cili zhvilloi ndeshjen e fundit me klubin amerikan.
LA Galaxy triumfon në MLS
20:23
Unknown