Lazio ka shënuar fitore me rezultat 2-1 ndaj Parmës në Olimpico, përderisa të njëjtën gjë e bëri edhe Roma në udhëtim te Siena me rezultat 3-1.
Biava zhbllokoi rezultatin për 1-0, ndërsa golin e dytë të Lazios në këtë takim e shënoi Miroslav Klose (34’). Parma e shënoi një gol në pjesën e dytë, por që nuk kishte vlerë.
Roma ishte në disavantazh pas pjesës së parë ndaj Sienës, por golin e shënuar nga Neto (25’), Giallorosët arritën ta neutralizojnë në pjesën e dytë.
Matia Destro realizoi në minutën e 63-të për 1-1, ndërsa Simone Perotta iu rikthye golave kur i dha epërsinë ekipit të tij në minutën e 86-të.
Destro e shënoi edhe një gol në minutat shtesë për rezultatin përfundimtar dhe fitoren e Romës për 3-1.
Me këtë fitore Roma ngjitet në kuotën e 26 pikëve në vendine gjashtë, përderisa Lazio është në vendin e këtërt me 29 pikë, dy më pak se Interi në vendin e tretë.
Fitojnë Lazio dhe Roma
20:36
Unknown