Interi ka arritur të shënojë fitore pas tri ndeshjeve, pasi Nerazzurët kanë mposhtur Palermon në shtëpi me rezultat minimal 1-0.
Interi dominoi gjatë gjithë takimin. Pereira startoi në vend të Nagatomos, ndërsa në sulm ishte Coutinho para Palacios dhe Militos.
Pjesa e parë përfundoi pa gola, përkundër rasteve të shumta të Interit, pasi edhe portieri shqiptar Samir Handanovic ishte në formë të lartë.
Në pjesën e dytë Interi përsëri dominoi, por kur në lojë u inkuadruan Guarin dhe Nagatomo, zi-kaltrit ndezën motorët.
Pas një vrapimi me top të Ranochias, ishte ky i fundit ai që harkoi bukur në zonë, top të cilin e devijoi Santiago Garcia për të shënuar autogol në portën e Samir Ujkanit (74’).
Deri në fund Palermo nuk pati cilësi për ta sulmuar Interin, përderisa Nerazzurët kërkonin të dyfishonin eprësinë e tyre, por pa sukses.
Me këtë fitore Interi ngjitet në vendin e tretë me 31 pikë, katër pikë më pak se lideri Juventus dhe dy pikë më pak se sa Napoli që është në vendin e dytë.
Interi pret në San Siro fundjavën e ardhshme Napolin, në derbin e madh të drejtpërdrejt për titull në Serie A.
Interi u rikthehet fitoreve
20:30
Unknown