Leonardo DiCaprio është përkujdesur që miqtë e tij t’ia kalojnë mirë në festimin e ditëlindjes së tij të 38-të në muajin e kaluar (11 nëntor). Ai ka shpenzuar tre milionë dollarë vetëm për shampanjë në ndejën e mbajtur në qytetin e New Yorkut.
“Ai dhe grupi i tij shpenzuan tre milionë dollarë në ‘Armand de Brignac’ (lloj shampanje)”, ka thënë një burim për revistën In Touch Weekly.
Në ndejën e aktorit ishin të pranishëm emra të njohur, si Beyonce Knowles, Jay-Z, Robert De Niro, Cameron Diaz, Mark Ruffalo, Emma Watson, Chris Rock e Miranda Kerr - ndërsa përkundër shpenzimeve të mëdha të DiCaprios, qëllimi i këtij evenimenti ka qenë bamirës.
Fondacioni DiCaprio atë mbrëmje grumbulloi 500.000 dollarë për të prekurit nga uragani Sandy.
DiCaprio shpenzoi tre milionë dollarë në shampanjë
11:08
Unknown