Sulmuesi i PSG-së, Zlatan Ibrahimovic, ka thënë se nëse juria dëshiron të jetë kësaj radhe më korrekte, do të ia japë Topin e Artë dikujt tjetër e jo Lionel Messit.
Futbollisti suedez ishte përfshirë në listën prej 23 futbollistëve më të mirë në botë, por nuk ia doli të hynte në top treshen e kandidatëve kryesorë për Topin e Artë.
“Sa herë e ka fituar Messi deri tani? Dy herë, tri herë? Nëse juria dëshiron të jetë më korrekte, kësaj radhe ata duhet t’ia japin Topin e Artë dikujt tjetër”, ka thënë 31-vjeçari.
Fituesi i Topit të Artë do të publikohet me 7 janar në Cyrih.
Ibra: Topi i Artë duhet t’i jepet dikujt tjetër, jo Messit
20:28
Unknown