Pattinson kritikon cenzurën +18

Ylli i Twilight, Robert Pattinson, ka kritikuar cenzurën në filma, duke thënë se dhuna nëpër filma është më e dëmshme për fëmijët se sa skenat seksuale.

Aktori pohon se filmat për të rritur nuk duhet të jenë subjekt i cenzurës për tinejxherët, pasi ata ashtu-ashtu kanë qasje nëpër faqe pornografike në internet, ndërsa mendon se skenat e dhunës janë më të dëmshme se sa seksi.
“Je më i vlerësuari në gjërat ku ka seks. Por, nuk bën të kemi dhunë nëpër filma. Vërtet është çmenduri çfarë cenzura po shoh. Nuk mendoj se në filmin tim të ri “Cosmopolis” ka diçka të keqe, sa i përket skenave seksuale. Nuk do të tmerrohesha po të isha 13 vjeç. Vërtet nuk mund të kuptoj cenzurën, pasi secili fëmijë po shikon pornografi në internet. Nuk është keq, por në fakt është shumë mirë që kjo po ndodh”, ka deklaruar Pattinson.