Ndiqet penalisht kryetari i Drenasit, Nexhat Demaku

Nexhat Demaku mund të ketë fat të njëjtë me Xhabir Zharkun e Bajrush Xhemajlin. Po akuzohet për vepër penale të dënueshme deri në dhjetë vjet burgim.

Kundër Demakut, kryetar i Komunës së Drenasit, ka nisur tashmë një proces gjyqësor për veprën penale të shpërdorimit të detyrës zyrtare në bashkëkryerje me dy zyrtarë të tjerë komunalë.
Aktakuza e ngritur nga prokurorja e Qarkut të Prishtinës, Drita Hajdari, është konfirmuar në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë. Nuk është mbajtur ndonjë seancë deri tash, njofton “Koha Ditore”.
Kryetari i Drenasit, Nexhat Demaku (1976), që është anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës, akuzohet se ka kryer këtë vepër penale, duke mos respektuar vendimet e Gjykatës Supreme të Kosovës, të cilat e detyronin që t’ia njihte të drejtën pronësore të një toke në Drenas familjes Hasi.
Të akuzuar bashkë me të janë edhe drejtori i Kadastrës, Mehdi Kurrumeli (1960), dhe referenti në Drejtorinë e Kadastrës, Shefqet Morina (1958)