City të mbajë De Jong

Nigel De Jong do të mbajë një raund të fundit të bisedimeve me Manchester Cityn muajin e ardhshëm pasi kontrata e tij është duke skaduar.

Goal raporton se City do të bëjë një ofertë të përmirësuar kontraktuale për mesfushorin në mënyrë që ta bind atë të qëndrojë në Mançester.
Besohet se City do t’i ofrojë deri në 95 mijë funte në javë njeriut që po kërkohet edhe nga Interi dhe Real Madridi.