Serge Murphy mund të konsiderohet si njeri me shumë fat. Derisa bënte truqe me ‘skateboardin’ e tij, ai është goditur nga një kamion.
Goditja e ka hedhur rreth 10 metra, por, fatmirësisht, ai ka mbijetuar.
Xhirimi i këtij aksidenti është lansuar në internet, ndërsa për vetëm pak ditë e kanë shikuar rreth gjysmë milioni herë.
“Kam pasur disa plasaritje në shpinë, ndërsa ijën e kam pasur të ënjtur dhe të nxirë”, ka thënë Murphy.