I famshmi Tom Cruise do të zë vendin e Hugh Jackman në filmin e ri për Van Helsing.
Në hit filmin e vitit 2004, rolin e gjuetarit të përbindëshave, Gabriel Van Helsing, e luajti australiani Jackman, mirëpo raportohet se ai rol tash do t’i takojë yllit të filmit “Mission Impossible”.
Star Pulse bën të ditur se shtëpia filmike Universal Studios ka nënshkruar kontratë me skenaristët e “Transformers”, Alex Kurtzman dhe Roberto Orci, të cilët duhet ta shkruajnë skenarin për vazhdimin e radhës.
Në filmin e mëparshëm ka luajtur edhe aktorja Kate Beckinsale, ndërsa nuk dihet nëse ajo do ta përsërisë rolin ose në vend të saj do të luajë dikush tjetër.