Seremb Gjergji e shpall veten veteran të UÇK-së

I vetëshpalluri kandidat për president të Republikës së Kosovës, Seremb Gjergji, ka shkruar në biografinë e tij se dy vjet ka qenë në UÇK.

Bile, në brigadën me në zë të UÇK-së 138, “Agim Ramadani”, që kishte korrur fitore lavdie në Koshare. Atje qe thyer kufiri në mes të Kosovës dhe Shqipërisë dhe ishte krijuar një kanal furnizimi me armë e ushqime për ushtarët e tjerë që ndodheshin në vijat e frontit gjithandej Kosovës.
Në biografinë e tij të publikuar në faqen personale, Gjergji ndër të tjera ka shkruar se është veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Veteran i luftës së UÇK-së; brigada 138 ‘Agim Ramadani’ 1998-1999”, ka shkruar ai në rubrikën “Eksperienca”.
Këtë e ka pohuar edhe në një prononcim për “Kohën Ditore” të premten. Por, eprorët e Brigadës e thonë të kundërtën.