Dancing, largohet Afërdita Dreshaj

Është larguar nga spektakli i vallëzimit të yjeve “Dancing With The Stars”, këngëtarja dhe modelja shqiptare, Afërditai Dreshaj.

Në mbrëmjen e të premtës janë ekzekutuar pothuajse të gjitha disiplinat, nga ku është eliminuar bukuroshja, e cila si duket nuk ka arritur t’i përballojë presionit të garës.
Pika kyçe e mbrëmjes ishte mjuzikli i përgatitur nga Anjeza Shahini dhe Albi Xhepa nën orkestrimin e Alfred Kaçinarit, të cilët interpretuan disa prej hiteve të legjendarëve Queen.