Llorente: Nuk do të shkoj te City

Sulmuesi i Athletic Bilbaos, Fernando Llorente, ka thënë se ai nuk e ka ndërmend të transferohet te Manchester City, ashtu siç kanë shkruar mediat spanjolle ditëve të fundit.

“Gazetat duhet të shiten, por e vërteta është se nuk kam ndonjë lidhje me Manchester Cityn”.
“Unë gjithmonë kam thënë se jam shumë mirë këtu në Bilbao” , ka thënë Llorente.
Llorente është një prej sulmuesve më të mirë spanjoll për momentin dhe pos finales së Kupës së Mbretit ndaj Barcelonës, ai do të marrë pjesë në kampionatin evropian.