Qindra serbë kanë protestuar sot në veri të Mitrovicës, duke shprehur kështu revoltën ndaj arrestimit dhe mbajtjes në paraburgim të Jovica Milkovicit, që ishte arrestuar më 17 maj nga Policia e Kosovës, për shkak të pjesëmarrjes së tij në shkatërrimin e kontejnerit të policisë në zonën e “Tre rrokaqiejve” në veri të Mitrovicës.
Protestuesit janë tubuar në ora 12:00në numër të vogël tek ura kryesore mbi lumin Ibër, prej nga kanë vazhduar rrugën në drejtim të gjykatave, ku edhe janë bashkuar me protestues tjerë, raporton Kosovapress.
Ata mbanin në duar flamuj të Serbisë, si dhe pankarta me mbishkrime për lirimin e Jovica Milkovicit dhe të gjithë serbëve tjerë të pafajshëm që po mbahen nëpër burgje.
Protesta, që ka zgjatur deri në orën 12:40, ka përfunduar pa ndonjë incident.
Serbët sërish protestojnë në veri të Mitrovicës
14:49
Liridon