Ayse Isik, e cila në moshën pesëvjeçare i ka humbur të dy duart, ka hapur ekspozitën e saj të 24, në Ankara të Turqisë.
26-vjeçarja ka mbetur pa duar në vitin 1991, ndërsa nga mosha 18-vjeçare ka filluar të pikturojë me këmbën e saj të majtë, ashtu që e mban furçën me gishtat e këmbës.
Deri më tani ajo ka vizatuar rreth 350 piktura, ndërsa ekspozitat e saj janë hapur nëpër qytet të ndryshme, si Stamboll, Adyaman, Ankara, Sivas etj.
“Kam pasur pesë vjet dhe ndoshta gjithçka e kam kuptuar si lojë. Kam luajtur në afërsi të kombajnës, e cila mi ka prerë të dy duart. Nuk më kujtohet saktësisht momenti, por ata që më kanë dërguar në spital më kanë thënë se kam qenë në shok. Pas 20 ditësh qëndrimi në spital, babai më solli balona. Nuk mundja t’i kap me duar dhe atëherë e kam kuptuar se nuk kam duar”, ka treguar Ayse.