Autoritet lokale në provincën kineze Henan kanë sjellë një ligj, i cili i ndalon marrëdhëniet seksuale në teleferikë.
Ligji ka ardhur në fuqi pasi operatorët e teleferikëve janë ankuar se gjithnjë e më shumë çifte janë kapur duke kryer marrëdhënie seksuale në teleferikë.
“Pas ankesave të shumta, autoritetet kanë qenë të detyruara që të ndërpresin sjelljen e tillë të të rinjve”, raportojnë mediat kineze.
Në të gjitha kabinat është vendosur shenja e ndalimit të marrëdhënieve seksuale gjatë kohës së vozitjes. Ndërsa është interesante se ndalesa vlen vetëm për çiftet që kanë lindur në vitet e nëntëdhjeta.