Motrat bëhen vëllezër

Dy motra binjake të moshës 25 vjeçare nga provinca Yunnan i janë nënshtruar operacionit të ndërrimit të gjinisë duke u bërë transeksualët e parë në Kinë.

Shanghai Daily raporton se pas operacionit që e kanë kryer mjekët nga spitali ushtarak në Shangai, “ata” ndjehen shumë mirë.
“Binjaket e kanë kaluar mirë operacionin, i cili rezultoi i suksesshëm. Ato kanë punuar shumë dhe kanë kursyer para për të realizuar ëndrrën e tyre- ndryshimin e gjinisë”, ka thënë kirurgu kryesor.
Mjekët kanë treguar se dy vajzat edhe para operacionit ishin veshur si meshkuj dhe ishin betuar se nuk do të martoheshin asnjëherë.