Jeta e komplikuar shoqërore ka bërë që delfinët meshkuj të kryejnë marrëdhënie seksuale me të dyja gjinitë.
Shkencëtarët pranë Universitetit amerikan në Massachusetts kanë përcjellë sjelljen seksuale të 120 delfinëve meshkuj, të cilët i kanë ndarë në 14 grupe, ndërsa ka rezultuar se ata kanë marrëdhënie seksuale edhe me gjininë e njëjtë.
Ekspertët kanë thënë se delfinët meshkuj kanë një jetë mjaft intensive, e cila ngjan si një dramë e vazhdueshme. Përkundër tyre, femrat nuk kanë shoqërime të tilla me njëra-tjetrën.
Shumica e kafshëve krijojnë aleanca në mënyrë që të mbrojnë territorin e tyre, ndërsa te delfinët janë të fuqishme aleancat mashkullore dhe ata kalojnë shumë kohë së bashku (në të gjitha aspektet) para se të ndahen dhe të kërkojnë femra.