Salustro nuk dëshmon

Prokurori Maurizio Salustro nuk do të thirret si dëshmitar në rastin Kleçka.

Trupi gjykues ka hedhur poshtë kërkesën e mbrojtjes, për ta thirrur italianin të dëshmojë rreth akuzave kundër tij, të ngritura nga dy prej dëshmitarëve kryesorë: Agim Zogaj dhe bashkëshortja e tij, Ganimete Thaçi.
Sipas kryesuesit të panelit të gjyqtarëve, vendimi është marrë në bazë të nenit 1.5.8 të Kodit Penal të Kosovës, se nuk janë përmbush kushtet për ta thirrur Salustron si dëshmitar, raporton KTV.
Po ashtu, në seancën e sotshme të rastit “Kleçka”, është shtyrë gjykimi për 28 shkurt, pasi gjyqtarja vendore e panelit, Shqipe Qerimi, është e sëmurë dhe e ka të pamundur të marrë pjesë.
Në seancën e radhës do të diskutohet për besueshmërinë dhe pranueshmërinë e provave të dëshmitarit X.
Mbrojtja e Limajt ka propozuar që si dëshmitar në këtë fazë të thirret eksperti grafolog nga Shqipëria. Prokurori ka kundërshtuar, duke thënë se trupi gjykues nuk është i plotë dhe se vendimi s’mund të merret.