Bekim Haxhiu, i njohur si Kamishi, nuk ka publikuar as edhe një fakt të vetëm për ” marrëdhëniet e Albin Kurtit me serbët”.
Në konferencën për shtyp ai ka përsëritur ato që ka thënë dje, se “faktet” ia ka dorëzuar kryetarit të Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së, Florin Krasniqi, dhe se “faktet” do t’i dorëzojë tek organet e drejtësisë.
“I mbetet Florin Krasniqit, nëse dëshiron, t’i publikoj të gjitha faktet për takimet dhe korrespodencat e Kurtit me strukturat serbe. Faktet tjera bashkë me dëshmitarët jam i gatshëm t’i paraqes në gjykatë apo Agjencinë e Kosovës për Intelegjencë”, ka thënë Kamishi, transmeton “Indeksonline”.
Një pjesë të konferencës, deputeti i PDK-së e ka kaluar duke treguar historinë e nofkës së tij, duke thënë se ka pirë cigare me kamish, që e ka pasur trashëgim nga gjyshi.