Gjatë tremujorit të katërt të vitit të kaluar numri i ndërmarrjeve të reja dhe të riregjistruara ishte 1799 sosh, ndërsa në tremujorin e tretë kanë qenë 1837, që vërehet një diferencë në mes tremujorëve për 38 ndërmarrje, shprehur në përqindje kemi rënie për 2.1 % të numrit të bizneseve te reja.
Mirëpo krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit 2010 kemi rreth 7.4 % më shumë biznese të reja.
“Aktivitetet ekonomike më të preferuara edhe gjatë këtij tremujori ishin: tregtia me 675 ndërmarrje (37.5%), transporti, depot dhe telekomunikacioni me 188 (10.4%), industria përpunuese 184 (10.2%), hotelet dhe restorantet me 166 (9.2%), aktivitetet tjera shoqërore dhe personale 146 (8.1%), pasuritë e patundshme dhe dhënia me qira me 145 (8.1%), ndërtimtaria me 128 (7.1%), për deri sa aktivitetet tjera marrin pjesë me më pak se 5%”, thuhet në raportin e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK).
Sipas raportimit kategoria e numrit të punësuarve nga 1-4 të punësuar përbën rreth 1734 ndërmarrje apo 96.4 % të ndërmarrjeve të reja, kategoria me 5-9 me 47 sosh 2.6%, kategoria me 10-19 me 14 sosh 0.8%.
Sa i përket shtrirjes së ndërmarrjeve të reja nëpër komuna në këtë tremujorë mbizotëron Prishtina pastaj Prizreni, Ferizaj, Gjilani, Mitrovica dhe Peja.