Lidhja Demokratike e Kosovës, e cilëson si fushatë parazgjedhore deklaratën e ministrit të Arsimit, Shkencës dhe i Teknologjisë, Ramë Buja, për hapjen e universitetit në Gjilan.
“Premtimet vend e pavend për universitete, kur mungojnë politikat dhe kur nuk studiohen aspak kapacitetet, vërtet janë premtime për ‘universitete’”, thuhet në një kumtesë të LDK-së
“Meqë u premtua një universitet në Gjilan, kërkojmë që z. Buja, me stafin e tij, të analizojnë me seriozitet të plotë se përse shkalla e arritshmërisë në institucionet e arsimit fillor dhe atij të mesëm të Gjilanit sivjet është edhe më negative se sa vitin paraprak”
Sipas LDK-së, duke e ditur ecurinë e premtimeve të ministrit të MASHT-it, “është krejtësisht e pritshme që premtime për universitet do të marrë secili qytet të cilin do ta vizitojë në të ardhmen z. Buja”.
LDK-ja rithekson se drejtuesit e MASHT-it duhet ta braktisin retorikën e premtimeve (para)elektorale dhe t’i “kthehen realitetit, i cili, fatkeqësisht, dëshmon mospërparim e degradim të cilësisë së arsimit në Kosovë”.