Messi: Dua ta tejkaloj Raulin

Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi, është duke synuar që të thyejë rekordin e ikonës së Real Madridit, Raul Gonzalez, për numrin e golave të shënuar në Ligën e Kampionëve. Argjentinasi ka shënuar hettrik në sfidën ndaj Ajaxit të mërkurën, duke arritur kuotën e 62 golave në garën më prestigjioze të futbollit evropian. Raul i ka 71 gola dhe Messi po mendon të thyejë një rekord të radhës të rëndësishëm në karrierën e tij. “Ideja e tejkalimit të Raulit në krye të golashënuesve më të mirë të Ligës së Kampionëve është një sfidë e mirë. Por, nuk është gjë esenciale. Ne, si ekip, kemi synime tjera më të rëndësishme. Për shembull, të arrijmë sa më larg në këtë garë. Të tentojmë ta fitojmë atë përsëri”. “Sigurisht se jam i kënaqur me hettrikun tim, i cili është rezultat i lojës së mirë të ekipit. Nëse do të jem realizatori më i mirë në fund të sezonit, kjo nuk më intereson, vetëm dua që ekipi të luajë mirë”, ka deklaruar Messi për faqen zyrtare të UEFA-s.

Roma konfirmon, Totti ka rinovuar

Roma ka konfirmuar se Francesco Totti ka nënshkruar një kontratë të re dyvjeçare që do ta mbajë atë në Olimpico deri në vitin 2016. 36 vjeçari kishte një kontratë që skadonte në fund të këtij sezoni dhe pas shumë diskutimeve, klubi nga kryeqyteti italian vendosi të mbajë në ekip legjendën dhe gjithçka u finalizua gjatë të premtës. “Unë kam edhe dy vite përgjegjësi para vetes dhe jam i sigurt se mund të arrijmë gjëra të mira së bashku. Unë dua të falënderoj presidentin për kontratën. Të gjithë kanë dashur që kjo të ndodhë, edhe unë edhe klubi”, ka theksuar Totti në një konferencë për shtyp. Toti u pensionua nga kombëtarja në vitin 2006, por forma e tij e jashtëzakonshme e treguar sezonin e fundit ka ngritur zëra se ai mund të rikthehet në kombëtare dhe Totti e la këtë mundësi të hapur për të ardhmen nëse ftohet për Botërorin 2014. Totti debutoi me Romën në vitin 1992 dhe ka fituar Scudetton, Superkupën e Italisë dy herë dhe tri herë Kupën e Italisë në 21 vitet e qëndrimit të tij në klub.

De Gea: Kemi besim para derbit

Portieri i Manchester United, David de Gea, beson se ekipi i tij ka besim të ngritur pas fitores ndaj Leverkusenit në Ligën e Kampionëve. United takohet me Manchester Cityn në derbin e kësaj jave që zhvillohet në Etihad Stadium dhe De Gea shprehet me besim të madh par derbit lokal. “Fitorja ndaj Leverkusenit na ka ngritur besimin për të dielën”. “Ishte me rëndësi që t’ia fillonim me një fitore, ne bëmë një start të mirë dhe i morëm tri pikët, që na dhanë qetësi shpirtërore”. “Ne kemi pasur pak idtë për t’u përgatitur për Cityn, por mezi e presim atë ndeshje”, ka potencuar De Gea.

Sanchez: Ende mund të përmirësohem

Alexis Sanchez thotë se ai ndjehet shumë mirë te Barcelona pas fillimit të mirë të sezonit, por shton se ende ka hapësirë për përmirësim. Kiliani ka shënuar dy gola në tre ndeshje të La Ligas deri tash, përfshirë golin e fitores 3-2 të Barcelonës ndaj Sevillas vikendin e kaluar, por e ka bërë të qartë se ka ende për të treguar këtë sezon. “Ndjej besimin e trajnerit dhe të bashkëlojtarëve, që më bën të ndjehem shumë mirë në fushë”. “Por ende kam hapësirë për përmirësim. Ende jam në kulm të lojës time”, ka thënë kiliani për La Tercera.

Kujdes kur shkruani mesazhe! (Video)

Nuk kanë thënë badihava se njeriu sheh me mend... Kjo femër, teksa ishte e përqendruar në mesazhin që ia shkruante të dashurit e saj, nuk sheh çfarë ka para vetes dhe... bie në një kanal me ujë.








As mizat nuk e lënë rehat Obaman (Video)

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, është shumë i angazhuar në disa fronte pas zgjedhjes, por duket se pos njerëzve edhe speciet tjera nuk po e lënë të qetë... Gjatë një konference për shtyp, Barack Obama u shqetësua tej mase nga një mizë, e cila vërtitej përreth tij dhe e shpërqëndroi. Miza mund ta ketë arritur qëllimin e vet, të bëhet pjesë e rubrikës tonë ‘fun’ dhe të jetë hit nëpër gjithë botën, por kush e di se sa persona kanë fluturar nga puna e tyre prej Shtëpisë së Bardhë...



    

Mbi 200 milionë telefona të mençur shiten për vetëm 3 muaj!

Ditëve të fundit kemi parë shumë prezantime të rezultateve financiare të kompanive si Apple, Nokia dhe Samsung të cilat i kanë zbuluar të dhënat e tyre të shitjeve për tre muajt e fundit të vitit 2012. Tani, sipas një raporti të fundit të publikuar nga Juniper Research thuhet se totali i telefonave të mençur të shitur për tremujorin e katërt të 2012 ka tejkaluar shifrën prej 200 milionë njësive. Ndërsa, sipas analistëve të Juniper Research thuhet se totali i telefonave të mençur të shitur për tërë vitin e tejkalon shifrën masive prej 671 milionë, që paraqet një rritje prej 42 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Samsung ka vazhduar rritjen e saj fenomenale me një rekord prej 63 milionë telefona të shitur, sasi me të cilën kompania merr 30 për qind të totalit të përgjithshëm, për tre muajt e fundit. Kësaj rritje marramendëse të telefonave të shitur gjithsesi se i ka kontribuar Samsung Galaxy S3, shitjet e të cilit kanë arritur në 40 milionë në nëntor të vitit të kaluar. Shitjet e telefonave të mençur mobil pritet të rriten edhe më tej gjatë këtij viti, pasi që prodhues të ndryshëm pritet të prezantojnë modele të avancuar të telefonave, duke përfshirë edhe Apple iPhone 5S dhe Galaxy S4. Cilin model jeni bërë gati për ta blerë ju?

Anonymous i shpall “luftë” Qeverisë Amerikane

Grupi i “hack-tivistëve” të Anonymous sot ka hakuar faqen federale të internetit e cila shqipton dënimet gjyqësore, të cilën e kanë përdorur për të bërë një deklaratë të egër dhe të guximshme e cila i shpall "luftë" qeverisë amerikane. Grupi pretendon se kodet misterioze të “luftës” janë emëruar për secilin prej Gjyqtarëve të Gjykatës Supreme, dhe janë gati për t'u vendosur. Deklarata hapet me një vajtim për Aaron Sëartz, programues Reddit dhe aktivist i cili ka kryer vetëvrasje në Internet më parë këtë muaj. Hakmarrje premtuese për trajtimin e tij në duart e një prokuror federal, të veers mallë në disa nga më të inflamator - guxoj të themi hiperbolike - gjuha që ne kemi parë në një faqe të thjeshtë hack përpara. Në mesnatë, sipas zonës kohore të Paqësorit, ballina e faqes Ussc.gov – agjencisë federale e cila krijon politika dhe praktika të dënimeve për gjykatat federale është mbushur me një fjalim të gjatë me prapavijë të gjelbërt në të zezë dhe bashkë me të është vendosur edhe një video e ngarkuar në YouTube. Besohet se deklarata vjen pas vetëvrasjes së aktivisitit të njohur të internetit, Aaron Swartz, ish themeluesit të Reddit, për të cilin Anonymous thuhet se janë duke u hakmarrë.

Aktorja e Sherlock Holmes tani edhe në 007

Aktorja Lara Pulver, e cila njihet për rolin e saj në filmin “Sherlock Holmes” ka arritur që të sigurojë rolin e femrës shoqëruese të James Bond në katër seritë e radhës të këtij filmi. Në filmin që do të lansohet në fund të këtij viti pritet të jetë edhe Dominic Cooper, ndërsa vet bukuroshja brune shprehet shumë e kënaqur me rolin. “Jam e ngazëllyer me rolin e ri. Kjo më bën të ndihem prej femrave më të fuqishme në botë”, ka thënë Pulver.

Çiljeta edhe pas shtatzënisë me PD-në

Këngëtarja shqiptare, Çiljeta Xhilaga, e cila është në ditët e fundit të shtatzënisë së saj, ka thënë se përkundër faktit se do të bëhet nënë dhe se nuk do të ketë kohë për shumë gjëra, ajo nuk do të mbajë larg vëmendjen nga politika. Ishte besuar se ajo do të mund të merrte një pushim të gjatë larg nga skena muzikore dhe politike, por është bukuroshja që ka paralajmëruar pjesëmarrjen e saj në Partinë Demokratike edhe gjatë kësaj periudhe për shkak se është një vit elektoral dhe se fushata ka filluar. “Në maj do të lansoj klipin e ri dhe do të ndjek të gjitha angazhimet e mia në PD. Nuk mund të qëndroj larg”, ka thënë Çili për mediat shqiptare.

Rihanna, reklamë në plazhin e Barbados (Foto)

Pop ylli botëror, Rihanna, është kthyer në venlindjen e saj Barbados, por vetëm për të xhiruar një reklamë të re. Ylli shfaqet në plazhin e Barbados me rroba të lehta të banjos, tejet natyrale dhe seksi. Në reklamën që ka për qëllim tërheqjen e turistëve nga anë e mbanë bota në Barbaods, Rihanna shihet duke qëndruar në plazh ashtu si te pranë njërit prej kuajve. Rihanna së fundmi lansoi albumin e saj “Unapologetic” që theu shumë rekorde nëpër top listat amerikane.

Milani dorëzohet për Kakan dhe Drogban

Zëvëndëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, ka konfirmuar se ai nuk po punon më me drejtorët në transferimin e Leite Kakas dhe Didier Drogbas. Rossonerët kanë qenë në bisedime intensive për Kakan, por marrëveshja nuk u arrit kurrë për shkak të aspekteve financiare. Vet Mourinho deklaroi dje se do të ishte mirë që Kaka të kalonte te Milani, por Galliani e hedh poshtë një mundësi të tillë. “Nuk ka mundësi që të transferohet Kaka, ne nuk po punojmë më në këtë drejtim. Njëjtë është edhe për Drogban. Tani për tani, jemi duke qëndruar kështu si jemi. Genoa? Ne nuk kemi biseduar për Mattia Perin”, është shprehur Galliani të premtën mbrëma për Sky Sport Italia. Milani ballafaqohet me Barcelonën në shkurt dhe në rast se nuk transferon ndonjë fytyrë prominente në sulm, atëherë gjasat Rossonere për kualifikim përtej Barcelonës do të jenë maksimalisht minimale.

Mancini: Nuk kam ekip

Menaxheri i Manchester Cityt, Rboerto Mancini, thotë se ai nuk ka lojtarë të mjaftueshëm dhe se do të jetë e vështirë që të bëhen transfere për kohën e mbetur gjatë janarit. Manchester City ende nuk ka bërë asnjë transfer, që është mjaft e pazakontë për klubin që zakonisht zë kryetitujt e lajmeve për transfere gjatë afateve kalimtare. “Unë nuk e di, por ne nuk kemi lojtarë të mjaftueshëm. Është vështirë të vijë ndonjë lojtar. Tani kemi 18 lojtarë. Ne nuk mund të shesim më”, është shprehur Mancini.

Neuer: Ende rrugë e gjatë për Bayernin

Portieri i Bayernit të Munichut, Manuel Neuer, thotë se klubi nuk mund të lejojë që të humbasë fokusin në pjesën e mbetur të sezonit pasi beson se ata ende nuk kanë fituar asgjë. “Problemi është se ne jemi vetëm në gjysmë të sezonit. Ne duhet të jemi shumë të qetë dhe gjithmonë të kujtojmë se kemi edhe një rrugë të gjatë para vetes”. “Gjërat mund të ndryshojnë shpejt: Ju shpesh e humbisni ndeshjen fatkeqësisht, ashtu sikurse në humbjen ndaj Leverkusenit në vjeshtë. Por, ne duhet të jemi më të përqëndruar dhe të kujtojmë se nuk kemi fituar ende asgjë”, ka thënë Neuer.

Ferguson: FA është kundër meje

Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, ka refuzuar të hedhë poshtë mundësinë se mund të dënohet nga FA pas komenteve të bëra për gjyqtarin e ndeshjes ndaj Tottenhamit, Simon Beck. Ferguson kishte bërë një deklaratë thumbuese pas ndeshjesa ndaj Tottenhamit, që përfundoi me barazim në momentet e fundit të kohës së shtesë. “Unë nuk do të kisha vënë bast në këtë ndeshje”, kishte thënë Ferguson pas ndeshes, duke aluduar se gjyqtari mund të ketë vënë ndonjë skedinë. “Mendoj se më shumë FA do të më dënojë pse jam i tillë dhe jo për atë që kam thënë. Është e padrejt dhe kur është e padrejt unë e shprehi mendimin tim. Ata do të më dënojnë vetëm pse jam Sir Alex”, ka thënë Ferguson.

Lopez: Rikthimi te Reali, ëndrra ime

Transferi i ri i Real Madridit, Diego Lopez, nuk ka mundur të fshehë kënaqësinë e tij pas rikthimit të tij te klubi ku është rritur. Diego Lopez shtatë vjet ishte pjesë e akademisë së Realit, para se të kalonte te Villarreali dhe Sevilla, ndërsa rikthimin te klubi i fëmijërisë e konsideron si ëndërr të bërë realitet. “Është një ëndërr të rikthehem në shtëpi. Marrëveshja u arrit shumë shpejt dhe jam i kënaqur që do të rikthehem në shtëpinë time”. “Për një madrilen sikurse që jam unë, rikthimi te Real Madridi është gjëja më e mirë që ka mundur të më ndodhë në karrierë. Mezi pres të filloj sfidën e re”, ka thënë Lopez. Diego Lopez pritet të debutojë të mërkurën në El Clasico ndaj Barcelonës.

Xavi: Duhet të jemi më efektiv

Mesfushori i Barcelonës, Xavi, thotë se katalanasit duhet të jenë më efektiv para golit nëse dëshirojnë të jenë të suksesshëm këtë sezon. Blaugranët kanë shënuar tashmë 100 gola në të gjitha garat këtë sezon, por Xavi thotë se Barca duhet të përmirësohet. “Ne duhet që të jemi edhe më efektiv para golit. Mendoj se ne jemi në një nivel shumë të mirë dhe po kënaqemi me rezultatet. Ne jemi në formë të mirë dhe atmosfera në zhveshtore është e mirë, ndërsa kjo reflektohet në fushë. Jemi mësuar të fitojmë dhe dhemb kur humbasim”, ka thënë Xavi.

Juventusi transferon Anelkan?

Juventusi besohet se ka arritur marrëveshje me Shanghai Shenhuan për transferimin e sulmuesit, Nicolas Anelka. Zonja e Vjetër ka qenë që një kohë të gjatë në kërkim të një sulmuesi klasi botëror dhe pas transferimit të Llorentes, cili do të luajë vetëm nga sezoni i ardhshëm, është Anelka ai që sipas Goal do të luajë për Juven deri në fund të sezonit. Juventusi ka qenë i interesuar edhe për Didier Drogban, por si duket ka vendosur që ta angazhojë një prej futbollistin që ka ndërruar më së shumti klube.

Pizarro: Ky është Bayerni më mirë në histori

Sulmuesi i Bayernit të Munichut, Claudio Pizzaro, ka thënë se ekipi aktual bavarez është më i miri në histori të klubit dhe po shpreson që ata të triumfojnë në të gjitha garat këtë sezon. “A është ky Bayerni më i mirë në histori të klubit? Po, besoj që po. Unë do të thosha se ka pasur ekipe të mira në vitin 2003 dhe 2005, por ky ekip është shumë më cilësor”. “Unë e kam parë cilësinë në këtë ekip edhe kur jam bashkuar gjatë verës. Mendoj se tani mund të fitojmë të gjithë trofet jo vetëm këtë sezon, por edhe sezonet e ardhshme”, është shprehur Pizzarro.

Mourinho: Kaka, kurrë nuk ishte Kaka te Reali

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka thënë se Kaka kurrë nuk ka qenë në formën e tij më të mirë te klubi nga Santiago Bernabeu. Braziliani është shumë pranë largimit dhe Mourinho thotë se Kaka nuk ka arritur të lë gjurmë në fanellën e Real Madridit. “Te Real Madridi ne kurrë nuk e kemi parë Kakan e vërtetë. Ai duhet të jetë i lumtur dhe Milani mund të jetë një zgjidhje e mirë, por ai është lojtar i Real Madridit”, ka theksuar Mourinho.

Giggs dëshiron ta fitojë FA Cup

Legjenda e Manchester United, Ryan Giggs, ka deklaruar se ai dëshiron ta fitojë FA Cup me klubin, përkundër faktit se ka fituar shumë trofe deri tani. Manchester United takohet me Fulhamin për një vend në rrethin tjetër në FA Cup dhe është Giggs ai që u shpreh se dëshiron ta fitojë trofeun pa nënvlerësuar kundërshtarët. “Fitimi i FA Cup për herë të parë është një prej kujtimeve më të bukura të mia si lojtar”. “Gara ishte e madhe për mua dhe unë isha ende një lojtar i ri që kërkoi ta fitonte atë. Nuk ka ndryshuar as tani, pasi dua ta fitoj përsëri trofeun”, është shprehur Giggs.

UEFA konfirmon, Euro 2020 në 13 vende

UEFA ka bërë të ditur se kampionati evropian, Euro 2020 do të mbahet në 13 qytete të ndryshme të Evropës. Michel Platini ka mbajtur një konferencë të premtën pasdite që konfirmoi aludimet e mëparshme që UEFA dëshiron që të organizojë kampionatin në qytetet të ndryshme për të përfshirë komunitete dhe popuj të ndryshme. Do të ketë maksimum nga një stadium për secilën kombëtare dhe do të ketë specifikime teknike të vequara për stadiumet e caktuara. 13 vendet që do të jenë nikoqire nuk do të kenë statusin e kualifikimit direkt dhe do të duhet t’iu nënshtrohen kualifikimeve në grupe. Secila federatë ka të drejtë të bëjë nga dy aplikime, një për të pritur fazën grupore dhe një tjetër për fazat finale. UEFA do të vendosë se cilat qytete do të jenë nikoqire në shtator të vitit 2014. Në këtë kampionat evropian shumë lehtë mund të jetë nikoqire edhe Tirana, ku pritet të ndërtohet stadiumi ultra modern “Kuq e Zi”.

Blatter: Messi është më i miri në botë

Presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter, ndiher tepër krenar që superylli i Barcelonës, Lionel Messi, e ka fituar Topin e Artë për vitin 2012. Edhe pse FIFA është kritikuar për monopolizim të qëllimshëm të këtij cmimi, Blatter ka mbrojtur zgjedhjen e Messit. “Messi është lojtari më i mrië në botë dhe për katë arsye jam shumë krenar që votuesit me FIFA-n kanë marrë një vendim aq të pastër për këtë”. “Ne duhet që të mendojmë që t’u japim medalje edhe dy të tjerëve që mbesin pa asgjë, pasi nuk është e drejtë”, ka thënë Blatter.

Meshkujt nuk preferojnë femrat këmbëgjata?

Meshkujt të cilët gjenden para zgjedhjes mes femrave, këmbët e të cilave përbëjnë gjysmën e gjatësisë së saj të përgjithshme dhe femrave, këmbët e të cilave janë më të gjata se pjesa tjetër e trupit, pjesa më e madhe zgjedhin ato që janë ndërtuar më proporcionalisht, ka treguar hulumtimi. Në testimin i cili është kryer me përdorimin e fotografive të femrave me proporcione të ndryshme kanë marrë pjesë një mijë meshkuj dhe femra. Pas shikimit të fotografive meshkujt është dashur të zgjedhin ato që dukeshin më atraktive për ta derisa nga femrat është pritur të përpiqen të parashikojnë se çfarë do të zgjedhin meshkujt. Rezultatet kanë qenë mjaft befasuese, veçanërisht për femrat të cilat më shumë kanë menduar se meshkujve do t'u pëlqejnë femrat me këmbë të gjata, por ata në masë të madhe kanë zgjedhur femrat me konstruksion proporcional. Të befasuar kanë qenë edhe hulumtuesit e Universiteti londinez Westminster ku është kryer testimi. Ata kanë konsideruar që këmbët e gjata të femrave në sytë e meshkujve gjithmonë konsiderohen tregues të shëndetit të mirë dhe pamjes tërheqëse. Edhe pse nuk mund vërtetojnë me siguri se cili është shkaku i rrëzimit të këtij miti, hulumtuesit dyshojnë që bëhet fjalë për frikën e nënvetëdijshme nga ekstremet, respektivisht devijimit nga mesatarja. Si shembull përmendet mendimi që femrat me këmbët e gjata, të cilat zakonisht kanë ije të ngushta, mund të kenë probleme në shtatzëni dhe lindje, dhe pasi për tërheqjen seksuale burimi kryesor është instinkti për riprodhim, konsiderohet që ky mund të jetë elementi kyç i cili ka meritë për rezultatet e tilla të papritura.

A mund të shërojë hudhra ftohjen dhe gripin?

Në sezonin e teshtimave dhe kollitjeve, shumë thirren në fuqitë çudibërëse të hudhrës për të cilën përgjatë historisë është besuar që shëron infeksionet, ndërsa është vërtetuar që ka veçori të forta antioksidante, ndikon mirë në imunitet, përmirëson qarkullimin e gjakut, redukton kolesterolin. Por çështja është se a mund të shërojë gripin dhe ftohjen. Në folklor besohet edhe që mbron na vampirët, por me siguri edhe të dashurit tanë i mban të paktën një metër larg. Por a mund të na mbrojë nga ftohja gripi, apo madje edhe supa e përgatitur nga 50 grimca hudhre? Në sezonin e teshtimave dhe kollitjeve, hudhra është ushqim i lavdëruar për të cilin besohet që ka fuqinë të ndalë viruset, ndërsa reputacionin e luftëtarit kundër infeksioneve e ka marrë duke iu falënderuar alicinës, një nga përbërësit e saj. "Ky kompozim kimik njihet për një kohë të gjatë për veçoritë e veta antibakteriale dhe fungicidale", tha Helen Bond, zëdhënëse e British Dietetic Association. "Për këtë arsye njerëzit supozojnë që hudhra mund të"forcojë" sistemin e imunitetit. Shumë njerëz thjesht e grimcojnë hudhrën, e përzien me vaj ulliri dhe e lyejnë bukën. Por si ndihmon hudhra dhe a ndihmon fare, nuk është dëshmuar ende." Shkencëtarët janë të ndarë rreth qëndrimit nëse hudhra ka fuqinë për të luftuar kundër ftohjes dhe gripit. Studimi i fundit ka vërtetuar që konsumimi i rritur i hudhrës gjatë dimrit mund të reduktojë zgjatjen e simptomave të ftohjes. Problemi është që kompanitë farmaceutike për momentin nuk janë të interesuara për investimin e parave për hulumtime të shtrenjta të hudhrës, sepse nuk ka asgjë në atë që mund të patentojnë dhe shesin. Hudhra ka reputacion të gjatë si ilaç çudibërës. Egjiptianët e lashtë e kanë rekomanduar si ilaç për 22 sëmundje. Në një dokument të vjetër 1500 vjet para Krishtit shkruan se si skllevërit që kanë ndërtuar piramidat kanë ngrënë hudhër për të rritur qëndrueshmërinë dhe shëndetin. Grekët e vjetër me hudhër kanë shëruar infeksionet, sëmundjet e mushkërive dhe gjakut, pickimet e insekteve, madje edhe leprozën. Romakët me hudhër kanë ushqyer ushtarët dhe marinarët për të përmirësuar qëndrueshmërinë e tyre. Dioskoridi, mjeku personal i perandorit Neron, ka shkruar studimin në të cilin lartëson fuqinë e hudhrës. Por tek në vitin 1858 shkencëtari francez Louis Pasteur ka zbuluar që hudhra vret bakteret. Pasi që kishte vendosur hudhrën në një enë të mbushur me baktere, Pasteur ka vërtetuar që rreth çdo cope është formuar zonë pa baktere.

Tuna punët keq edhe me policinë

Altuna Sejdiu - Tuna ka shfrytëzuar faqen e saj zyrtare për të kritikuar policinë shqiptare. Pasi ka vizituar qytetin e bukur të Shkodrës, ku do të performonte në një koncert, këngëtarja është dashur të përballet me policinë e këtij qyteti. Edhe pse ende nuk dihet se çfarë ka ndodhur saktësisht, Tuna ka përdorë faqen e saj zyrtare në “Twitter” për të lëshuar akuzë korrupsioni për policinë shqiptare. “Sidoqoftë, e ‘e nderuara’ polici shqiptare, korruptoni pak me shije edhe lezet se lat NAM”, ka shkruar shkupjania në faqen e saj. Tuna për momentin është duke qëndruar në Shqipëri, për shkak të angazhimit të saj si pjesëtare e jurisë në shoun muzikor “X Factor”.

Rita Ora: Kosova, fokusi im

Rita Ora në një intervistë për mediat e huaja ka theksuar që i gjithë fokusi i saj në karrierë është Kosova. Këngëtarja shqiptare me krenari po e përfaqëson Kosovën në çdo eveniment, dhe thotë se i gjithë inspirimi për të vazhduar më tej me suksesin e saj vjen nga vendlindja. “Unë mendoj se kjo nuk është e rëndësishme vetëm për mua, por e rëndësishme për tërë botën, për të kuptuar se kur një vend si Kosova është i varfër dhe askush nuk është duke bërë diçka në lidhje me këtë, nëse ju mund të bëheni zëri i atij vendi, atëherë duhet ta bëni atë. Ky është edhe fokusi im kryesor për vitin 2013”, ka theksuar kosovarja.

Dafina Zeqiri me profesion të ri?

Dafina Zeqiri ka zgjedhur të merret pak edhe me modën, pasi që një kohë të gjatë e ka pasur pasion. Këngëtarja e cila gjithmonë veçohet për stilin e saj dhe dukjen që çdo herë sjell risi në treg, ka vendosur t’i ndihmojë paksa shoqes së saj, kreatores personale të saj Lia Stublla. Lia është duke përfunduar koleksionin e saj më të ri i cili do të shpaloset shumë shpejt, e siç duket aty ka punuar edhe Dafina me idetë e saj. Koleksioni pritet të shfaqet muajin tjetër, dhe pritet të shohim se çfarë ka krijuar ylli shqiptar.

Edona Llalloshi së shpejti me klip të ri (Video)

Këngëtarja shqiptare, Edona Llalloshi, së shpejti pritet të rikthehet në skenën e muzikës tonë dhe atë me një videoklip, një pjesë të punimeve të të cilit ajo tashmë i ka zbuluar. Kënga “Le T’folin” e punuar nga Dj Nardi me tekst të Tonit dhe Xhinxhës e me aranzhman të Rock Cityt, do të lansohet së shpejti, ndërsa EmfCreative ka publikuar një video të shkurtër të punëve në këtë videoklip. Videoklipi duket se do të jetë me tematikë fantastiko-shkencore, nën tingujt e muzikës ‘techno’ të tekstit mjaft interesante të kësaj kënge që rikthen në skenë Edonën.

Busquets: Duam të fitojmë gjithçka

Mesfushori i Barcelonës, Sergio Busquets, ka thënë se katalunasit duan të fitojnë në çdo kompeticion në të cilin konkurrojnë dhe ka thënë se shpreson që të marrin një rezultat pozitiv në El Classico. Blaugranat e mposhtën Malagan me rezultat përfundimtar 6-4 nga të dyja ndeshjet në Copa del Rey dhe tani do të ndeshen me Real Madridin në gjysmë-finale. “Duam të fitojmë çdo kompeticion në të cilin konkurrojmë”. “Do të luajmë ndaj Real Madridit në gjysmë-finale dhe shpresoj që të marrim një rezultat të mirë në ndeshjen e parë. Pastaj, kur të luajmë si vendas, me mbështetjen e tifozëve tanë, shpresojmë që të shkojmë në finale”, ka thënë Sergio.