Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, ka refuzuar të hedhë poshtë mundësinë se mund të dënohet nga FA pas komenteve të bëra për gjyqtarin e ndeshjes ndaj Tottenhamit, Simon Beck.
Ferguson kishte bërë një deklaratë thumbuese pas ndeshjesa ndaj Tottenhamit, që përfundoi me barazim në momentet e fundit të kohës së shtesë.
“Unë nuk do të kisha vënë bast në këtë ndeshje”, kishte thënë Ferguson pas ndeshes, duke aluduar se gjyqtari mund të ketë vënë ndonjë skedinë.
“Mendoj se më shumë FA do të më dënojë pse jam i tillë dhe jo për atë që kam thënë. Është e padrejt dhe kur është e padrejt unë e shprehi mendimin tim. Ata do të më dënojnë vetëm pse jam Sir Alex”, ka thënë Ferguson.
Ferguson: FA është kundër meje
12:45
Unknown