Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka thënë se Kaka kurrë nuk ka qenë në formën e tij më të mirë te klubi nga Santiago Bernabeu.
Braziliani është shumë pranë largimit dhe Mourinho thotë se Kaka nuk ka arritur të lë gjurmë në fanellën e Real Madridit.
“Te Real Madridi ne kurrë nuk e kemi parë Kakan e vërtetë. Ai duhet të jetë i lumtur dhe Milani mund të jetë një zgjidhje e mirë, por ai është lojtar i Real Madridit”, ka theksuar Mourinho.
Mourinho: Kaka, kurrë nuk ishte Kaka te Reali
12:41
Unknown