Këngëtarja shqiptare, Çiljeta Xhilaga, e cila është në ditët e fundit të shtatzënisë së saj, ka thënë se përkundër faktit se do të bëhet nënë dhe se nuk do të ketë kohë për shumë gjëra, ajo nuk do të mbajë larg vëmendjen nga politika.
Ishte besuar se ajo do të mund të merrte një pushim të gjatë larg nga skena muzikore dhe politike, por është bukuroshja që ka paralajmëruar pjesëmarrjen e saj në Partinë Demokratike edhe gjatë kësaj periudhe për shkak se është një vit elektoral dhe se fushata ka filluar.
“Në maj do të lansoj klipin e ri dhe do të ndjek të gjitha angazhimet e mia në PD. Nuk mund të qëndroj larg”, ka thënë Çili për mediat shqiptare.
Çiljeta edhe pas shtatzënisë me PD-në
12:50
Unknown