Lopez: Rikthimi te Reali, ëndrra ime

Transferi i ri i Real Madridit, Diego Lopez, nuk ka mundur të fshehë kënaqësinë e tij pas rikthimit të tij te klubi ku është rritur. Diego Lopez shtatë vjet ishte pjesë e akademisë së Realit, para se të kalonte te Villarreali dhe Sevilla, ndërsa rikthimin te klubi i fëmijërisë e konsideron si ëndërr të bërë realitet. “Është një ëndërr të rikthehem në shtëpi. Marrëveshja u arrit shumë shpejt dhe jam i kënaqur që do të rikthehem në shtëpinë time”. “Për një madrilen sikurse që jam unë, rikthimi te Real Madridi është gjëja më e mirë që ka mundur të më ndodhë në karrierë. Mezi pres të filloj sfidën e re”, ka thënë Lopez. Diego Lopez pritet të debutojë të mërkurën në El Clasico ndaj Barcelonës.