Zëvëndëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, ka konfirmuar se ai nuk po punon më me drejtorët në transferimin e Leite Kakas dhe Didier Drogbas.
Rossonerët kanë qenë në bisedime intensive për Kakan, por marrëveshja nuk u arrit kurrë për shkak të aspekteve financiare.
Vet Mourinho deklaroi dje se do të ishte mirë që Kaka të kalonte te Milani, por Galliani e hedh poshtë një mundësi të tillë.
“Nuk ka mundësi që të transferohet Kaka, ne nuk po punojmë më në këtë drejtim. Njëjtë është edhe për Drogban. Tani për tani, jemi duke qëndruar kështu si jemi. Genoa? Ne nuk kemi biseduar për Mattia Perin”, është shprehur Galliani të premtën mbrëma për Sky Sport Italia.
Milani ballafaqohet me Barcelonën në shkurt dhe në rast se nuk transferon ndonjë fytyrë prominente në sulm, atëherë gjasat Rossonere për kualifikim përtej Barcelonës do të jenë maksimalisht minimale.
Milani dorëzohet për Kakan dhe Drogban
12:47
Unknown