Spanjollët kanë dëshmuar edhe një herë se dinë të protestojnë me stil. Ndërsa së fundmi këtë e kanë bërë duke kundërshtuar testimin e shamponëve te kafshët.
Për të vënë në pah keqpërdorimin e kafshëve gjatë testimit të shamponëve në ta, një grup aktivistes ka organizuar një protestë, në të cilën një femër është larë në një vaskë të mbushur me “gjak”. (Kuptohet, bëhet fjalë për ujin e ngjyrosur me të kuqe e jo për gjak të vërtetë).
Ndërkaq, pyetja e protestuesve ka qenë: “Sa kafshë vdesin për shkak të shamponit tuaj?”.