Di Matteo: Goli i Ramires ndryshoi gjithçka

Menaxheri i Chelseat, Roberto di Matteo, thotë se goli i Ramires në fund të pjesës së parë ishte vendimtar në eliminimin e Barcelonës nga Liga e Kampionëve.

“Goli i Ramires para fundit të pjesës së parë na dha neve litarin e shpëtimit dhe besimit, që ishte momenti vendimtar”.
“Barcelona është më e mira, ata janë të mrekullueshëm, por mënyra se si ne u mbrojtëm tregoi shumë dëshirë për të kaluar më tej, dhe ne kishim ca fat po ashtu, që ju duhet në të tilla raste”, ka thënë italiani pas takimit të mbrëmshëm.