Operohet foshnja me gjashtë këmbë

Djali më gjashtë këmbë i lindur në Pakistan do të ecë tashmë me dy këmbë, pasi operacioni për heqjen e katër gjymtyrëve të tij shtesë rezultoi i suksesshëm.

Foshnja nga Karachi në Pakistan, besohet se gjatë kohës që zhvillohej në barkun e nënës ka pasur edhe dy binjakë parazitarë të pazhvilluar, këmbët e të cilëve kanë mbetur në trupin e djalit të sapolindur.
Një ekip prej pesë mjekësh luftuan për t’i shpëtuar jetën djalit në Institutin Kombëtar të Shëndetit të Fëmijëve. Kreu i këtij institucioni, Jamal Raza, ka thënë se lindja anormale ishte si rezultat i një çrregullimi gjenetik që prek një në një milion bebe ose më shumë. Ai u shpreh i habitur që një fëmijë i parregullt me gjashtë këmbë të ishte po aq normal sa fëmijët e tjerë.
Që kur lindi javën e kaluar dhe deri në këto momente djali ka qenë nën kujdesin intensiv të mjekëve duke u trajtuar si rast i veçantë.