Shkencëtarët thonë se kontinenti i Afrikës gjendet mbi një rezervuar nëntokësor uji. Sipas tyre, vëllimi i ujit është 100 herë më i madh se sasia e ushqimit mbi sipërfaqen e tokës.
Kosovapress raporton se ekipi i shkencëtarëve ka skicuar hartën e detajuar të shkallës dhe potencialit të burimeve të fshehta. Ata nënvizojnë se shpimi ndoshta nuk është mënyra më e mirë për të shtuar burimet e ujit.
Në të gjithë Afrikën mbi 300 milionë njerëz nuk kanë ujë të pijshëm.
Kërkesa për ujë parashikohet të shtohet ndjeshëm në dekadat e ardhshme, si pasojë e rritjes së popullsisë dhe për sistemet e vaditjes për të rritur të mbjellat.