Capital T publikon këngën “Karma”

Reperi nga Prishtina, Capital T, ka lansuar këngën e tij të re me klip, të titulluar “Karma”.

Kënga “Karma” flet për një histori të dashurisë, ku një i ri vuan për dashuri dhe pas një kohe në këtë ngjarje vajzës i kthehet bumerang e gjitha, në atë që duhet karma.
Videoklipi i jashtëzakonshëm, i cili mund të konsiderohet leksion për të gjithë artistët tjerë dhe produksionet kosovare, është xhiruar në New York dhe është punuar nga Kristian Kruz, e ku bie në sy vajza super atraktive.
Kënga “Karma” vjen në kuadër të albumit “Kapo”, i cili do të dalë në shitje më 25 maj të këtij viti.