Klinikat e QKUK-së drejtohen ende nga ushtrues detyre, sepse Ministria e Shëndetësisë dy herë me radhë ka anuluar zgjedhjen e drejtoreve pas miratimit të statusit për këtë qendër sipas të cilit, do të pamundësohen parregullsitë në këtë proces. Por sipas, drejtorit ekzekutiv të QKUK-së, Nijazi Gashi, ky statut lë hapësirë për manipulim.
”Unë mendoj se statuti i ngërthen në vete të gjitha interesat e palëve të përfshira në këtë statut përpos që nuk është mirë i definuar. Statuti i profesorëve që janë të angazhuar në procesin mësimor mund të lë hapësirë për interpretim të dyfishtë”, tha Gashi për RTK-në.
Me këtë statut të mjekëve të angazhuar në QKUK, njëkohësisht u lejohet që të punojnë po ashtu me orar të plotë edhe në procesin mësimor, thotë Gashi.
Ndërsa drejtori i zyrës për informim në Ministrinë e shëndetësisë, Faik Hoti, tha se statuti është punë kryer dhe se ky është udhëzim për QKUK-në. ”Ai është një dokument i vlefshëm në bazë të cilit do të punoj QKUK-ja”.
Sa i përket shpalljes se konkursit për drejtor të Klinikave, Hoti tha se po punohet në këtë drejtim, por pa nxitim. ”MSH-së në bashkëpunim më QKUK-në do të do të përcaktojnë dinamiken për shpalljen e konkursit të drejtorëve të klinikave. Do të jetë një proces i përbashkët nuk do të nxitohet në momentin që do të krijohen kushte të mira atëherë do të shkohet më shpallje të konkursit”.
Edhe drejtues të Grupit të Ekspertëve të Shëndetësisë në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) kanë deklaruar se gjendja në shëndetësi vazhdon të mbetet e rendë dhe Ministria e Shëndetësisë po vazhdon me politika joefikase në menaxhimin e institucioneve shëndetësore, pasi që sipas tyre për më shumë se dy vite klinikat po udhëhiqen nga ushtrues detyre.
LDK vlerëson se por gjithashtu mungon edhe inspektimi i këtij sektori dhe llogaridhënia e institucioneve private, transmeton Kosovapress.

Në emër të Grupit të Ekspertëve të Shëndetësisë në LDK, Izet Sadiku, gjatë një konference për media, të dielën deklaroi se në një analizë të bërë për gjendjen në Shëndetësinë kosovare ka konstatuar se gjendja në këtë sektor të rëndësishëm për popullsinë vazhdon të mbetet e rendë dhe se Qeveria e Kosovës, përkatësisht Ministria e Shëndetësisë, po vazhdon me politika joefikase në menaxhimin e institucioneve shëndetësore.