Marchisio: Juventusi duhet ta mposhtë Shakhtarin
13:30
Unknown
Rivelino lëndon Xavin dhe Iniestan
13:30
Unknown
Busquets: Barcelona të mos relaksohet
13:29
Unknown
Mario Balotelli drejt Milanit?
13:29
Unknown
NBA: Magic befasojnë Lakersat
13:28
Unknown
Benitez: Mungon karakteri i kohës së Mourinhos
13:27
Unknown
“Karakteri dhe lidershipi gjithmonë janë të patjetërsueshëm në një ekip. Chelsea i Jose Mourinhos kishte shumë karakter, por tash është një kohë tjetër”, ka thënë Benitez.
Galliani: El Shaarawy ka tejkaluar pritjet
13:26
Unknown
Abramovich ta rikthejë Avram Grantin?
13:26
Unknown
Adebayor mungon në Kupën Afrikane
13:25
Unknown
Adil Rami në planet e Milanit
13:24
Unknown
Alessio: Ishte vështirë kundër Torinos
13:23
Unknown
Messi i nderuar që krahasohet me Pelen dhe Maradonën
13:23
Unknown
Neymar: Dua Robinho të kthehet te Santosi
13:22
Unknown
Cazorla: Jemi të paqëndrueshëm
21:36
Unknown
Benitez: Lampard dhe Cole mund të qëndrojnë
21:36
Unknown
Kosova ka përparësi për investitorët turq
20:53
Unknown
Në Samitin Ndërkombëtar të Ballkanit të mbajtur në Bursa të Turqisë, në një takim me zëvendëskryeministrin e turk, Bulent Arinc dhe para të ftuarve tjerë, zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari Lila tha se reformat e të bërit biznes në Kosovë duhet të ju shërbejnë bizneseve turke që ta shohin Kosovën si vend me përparësi për investime në rajon.
“Siç ka treguar raporti i fundit i Bankës Botërore për të bërit biznes, Kosova është duke bërë reforma të thella ekonomike në këtë fushë. Bizneset turke janë të mirëseardhura për të investuar në Kosovë dhe duhet ti shohin këto reforma si përparësi në investimet e tyre në rajon”, ka thënë Kusari – Lila, thuhet në një kumtesë të lëshuar nga MTI.
Ministrja Kusari Lila tha po ashtu që investitorët turq duhet ta kenë të qartë që Qeveria e Kosovës dhe Qeveria e Turqisë kanë bashkëpunim të shkëlqyeshëm ekonomik. “Ekonomikisht, Qeveria e Kosovës e trajton bashkëpunimin në mes të dy vendeve tona si të veçantë për shumë arsye. Si rezultat, kompanitë turke janë pjesë e projekteve më të mëdha në Kosovë, autostradës së re e cila sapo është lëshuar në qarkullim dhe aeroportit ndërkombëtar të Prishtinës i cili i është dhënë me koncesion një kompanie turke”, tha Kusari Lila.
Tregtia në mes Kosovës dhe Turqisë, sipas saj, është duke u forcuar dhe se kjo është shenjë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ekonomik në mes vendeve tona.
“Ne kemi nënshkruar marrëveshjen për mbrojtjen e investimeve dhe para disa muajsh kemi filluar negociatat për marrëveshjen e tregtisë së lirë në mes Kosovës dhe Turqisë. Turqia po ngritet në listën e partnerëve tanë kryesorë tregtar dhe investimet turke në Kosovë po rriten gradualisht. Shkëmbimet tregtare në mes Kosovës dhe Turqisë janë dyfishuar prej 100 milion, në 2007, në rreth 200 milion në fund të vitit 2011. Këto janë tregues të qartë për lidhjet e fuqishme në mes dy shteteve tona dhe unë shpresoj që ato do të forcohen edhe më tutje”, ka thënë ministrja Kusari- Lila.
Zëvendëskryeministri i Turqisë Bulent Arinc tha që Turqia ka interesa në Ballkan dhe është e interesuar që rajoni të prosperojë sa më shumë. “Asgjë nuk është më normale për Turqinë sesa të tregojë interes për Ballkanin me të cilin ne ndajmë lidhjet të thella historike, kulturore dhe humanitare. Turqia nuk ka prioritet tjetër sesa të shoh kombet e Ballkanit të prosperuara dhe të lumtura. Sukseset dhe e ardhmja e vendeve të Ballkanit është përbashkët.”, tha ai.
Zëvendëskryeministri Arinc shprehu edhe përkrahjen për vendet e rajonit në proceset euroatlantike. “Ne besojmë që paqja dhe stabiliteti i rajonit janë faktorë të rëndësishëm për këto vende të cilat janë dëmtuar shumë nga luftërat. Për këtë arsye ne përkrahim perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit dhe anëtarësimin e tyre në NATO”, përfundoi ai.
Samiti ndërkombëtar për Ballkanin që po mbahet në Bursa është organizim për të forcuar bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar në mes të vendeve të Ballkanit dhe Turqisë si dhe të promovojë mundësitë e investimeve dhe bizneseve të reja në rajon.
Nuk ka evidenca për dëmet e luftës
20:52
Unknown
Ndonëse kanë kaluar 13 vjet që nga përfundimi i luftës në Kosovë, ende nuk dihet saktësisht se sa janë dëmet e luftës të shkaktuara nga Serbia, para dhe gjatë luftës së vitit 1999.
Gjatë luftës së fundit në Kosovë, në vitin 1998 dhe 1999, përveç vrasjeve, dhunimeve, shpërnguljes me dhunë të shqiptarëve dhe maltretimeve në forma të ndryshme, regjimi serb shkatërroi në masë të madhe edhe pronat e shqiptarëve. Ndër zonat më të shkatërruara gjatë luftës konsiderohen zona e Drenicës, Dukagjinit, por edhe zonat tjera në mbarë vendin.
Shqiptarët e kthyer në shtëpitë e tyre pas përfundimit të luftës nuk u morën me vlerësimin e dëmeve, por pas shumë vitesh, disa prej tyre vendosën të kërkojnë kompensimin e tyre. Njëri ndër ta është Brahim Gjaka nga fshati Oshlan i komunës së Vushtrrisë, i cili në vitin 2010 ka bërë kërkesë-padi për dëmshpërblim.
“Kërkesën që e kam bërë për dëmshpërblim, për tri shtëpi, për bagëti, traktor, objektet tjera jashtë banimit, si stalla, e kam përfshirë edhe pjesën e ushqimit të shtazëve, pastaj drithërat, grurin, misrin, elbin, tërshërën, e kam futur edhe vjedhjen dhe plaçkitjen që e kanë kryer serbët gjatë vitit 1998 dhe ’99. atë vlerë që unë e kam paraqitë ka qenë rreth 350 mijë euro”, tha Gjaka, transmeton RTK.
Me qëllim të adresimit të çështjeve që kanë të bëjnë me dëmet e luftës, në vitin 2008 është themeluar shoqata
“Ngritja e zërit” me seli në Skenderaj, e përbërë nga avokatë dhe juristë profesionistë. Kjo shoqatë, pavarësisht vështirësive materiale dhe mungesës së fondeve, ka arritur të hartojë shumë padi për qytetarë të 12 komunave, tërësisht falas, thotë përfaqësuesi i shoqatës, Jahir Bejta.
“Ne kemi hartuar 800 padi, dhe të njëjtat i kemi dërguar në gjykatat komunale, varësisht qytetari cilës komunë i përket. Shumica e padive janë nga territori i komunës së Skenderajt, por edhe komunat tjera, 12 sosh. Paditë e para i kemi dorëzuar nëpër gjykata në muajin mars 2012 dhe prej atëherë deri më tani nuk ka asnjë përgjigje të mirëfillta, me prova relevante, shumica janë të komunës së Skenderajt, por ka edhe të 12 komunave tjera”, thotë Bejta.
Sipas Bejtës në aplikacion kanë paraparë të pasqyrohen humbjet, qoftë në aspektin human, si vrasjet, dhunimet, burgosjet etj, po ashtu edhe në atë material, dëmtimin e shtëpive, fondeve bujqësore etj.
Ndërkohë, grupi i ekspertëve “E15” ditë më parë ka kërkuar nga institucionet vendore që gjatë bisedimeve me autoritetet e Serbisë, të angazhohen edhe për zgjidhjen e këtij problemi, duke thënë se sipas të gjitha konventave ndërkombëtare, kompensimi i dëmeve është një e drejtë e patjetërsueshme. Dëmet materiale vlerësohen në miliarda euro, si ndaj sektorit privat, po ashtu edhe ndaj atij publik.
Pa depo doganore
20:51
Unknown
Drejtuesit e Doganës së Kosovës po planifikojnë t’i mbyllin thuajse të gjitha depot doganore, pasi disa kompani i kanë shfrytëzuar këto depo për ta shtyrë afatin e pagesave. Përfaqësuesit e komunitetit të biznesit ankohen se dogana në mungesë të kapaciteteve monitoruese, po i mbyll depot.
Doganës së Kosovës nuk po i pritet që bizneset t’i paguajnë taksat. Të gjithë importuesit që deri më tani kanë mundur ta sjellin njëherë mallin në Kosovë e pastaj t’i paguajnë detyrimet doganore varësisht nga sasia e shitur, rrezikojnë ta humbin këtë të drejtë.
Dogana e Kosovës u ka dërguar letër afro 160 ndërmarrjeve që kanë depo doganore se nuk ka arsyeshmëri ekonomike të vazhdohet më kështu.
“Ju njoftojmë se ky është një njoftim paraprak para se të merret vendimi definitiv për ndërprerje të autorizimit me qëllim që ju të merrni masa që në një periudhë sa më të shkurtër të filloni me pagesën e taksave për mallin e deponuar ose t’i jepni trajtim tjetër të lejuar doganor”, thuhet në shkresën e doganës dërguar bizneseve, shkruan Express.
Në praktikë, deponimi doganor krijon mundësin e vendosjes së mallrave nën mbikëqyrje doganore në një vend të autorizuar nga Dogana e Kosovës (Depo Doganore), pa pagesën e detyrimeve të importit, pra do të shtyhet pagesa e taksave doganore deri atëherë kur ato plasohen në treg.
Kur ato të dalin në treg, atëherë kompania duhet t’i paguajë detyrimet doganore për atë sasi të mallrave të plasuar në treg. Gjithashtu jep mundësinë e ri-eksportimit të mallrave në ndonjë treg të huaj, pa ndonjë ngarkesë të detyrimeve.
Por, sipas zyrtarëve të doganës, bizneset nuk janë duke e respektuar këtë të drejtë në përpikëri.
“Depot doganore kanë lëvizur nga qëllimi kryesor. Disa kompani i kanë shfrytëzuar depot për t’i shtyrë pagesat doganore dhe për këtë arsye do të mbyllen”, thotë Adriatik Stavileci, zëdhënës i doganave.
Përsëritet tenderi për autostradën drejt Shkupit
20:50
Unknown
San Salvador, sfilatë mode në burg (Foto)
20:49
Unknown
Apple, prodhuesi i dytë i telefonave në SHBA
20:47
Unknown
E ardhme e paqartë për kërkimet në Google
20:46
Unknown
Ushqimi që lufton kancerin, lufton edhe shtimin e peshës
20:45
Unknown
Intuita mund të ndihmojë në marrjen e vendimeve të duhura
20:44
Unknown
Tashmë me shekuj shkencëtarët tentojnë të kuptojnë pse njerëzit zgjedhin një rrugë nga një tjetër dhe si në mes numrit të madh të zgjedhjeve bëjnë atë për të cilën konsiderojnë që është më e mira.
Marrja e vendimeve është pjesë e pashmangshme e jetës njerëzore dhe është ndër më misteriozet. Gjatë një hulumtimi, profesor Marius Usher nga Universiteti në Tel Aviv ka zbuluar që intuita është armë jashtëzakonisht e fuqishme dhe precize. Kur është dashur të bëjnë zgjedhjen në mes dy opsioneve duke u mbështetur vetëm në instinkt, vullnetarët kanë bërë zgjedhjen e duhur në madje 90 për qind të rasteve.
Madje edhe në nivelin intuitiv një nga pjesët më të rëndësishme të procesit të marrjes së vendimit është integrimi i vlerave ose marrja parasysh e të gjithë faktorëve pozitiv dhe negativ të çdo opsioni për t'u krijuar pamja komplete.
"Hulumtimi ka treguar që njerëzit kanë aftësi të jashtëzakonshme për t'i vlerësuar intuitivisht opsionet, çka çon deri te përfundimi që truri ka sistemin i cili specializohet për vlerësimin e vlerës", ka thënë Usher.
Eksperimenti është përbërë nga ndryshimi i shpejtë i numrave në pjesën e majtë dhe të djathtë të monitorit. Numrat kanë paraqitur fitimet në tregun e aksioneve. Vullnetarët është dashur të zgjedhin grupin me përfitimin më të madh. Pasi që numrat kanë ndryshuar shumë shpejt, vullnetarët nuk kanë pasur kohë për të mbajtur mend shumën e parave të fituara por është dashur të mbështeten te instinkti gjatë vendimit.
Vullnetarët kanë treguar aftësi të jashtëzakonshme të llogaritjes instinktive dhe saktësia e tyre është rritur proporcionalisht me informatat që i kanë marrë.
Kur u janë treguar vetëm gjashtë çifte numrash, saktësia e tyre e zgjedhjes së shumës më të madhe të parave ka përbërë 65 për qind, ndërsa kur u janë treguar 24 çifte numrash, saktësia ka qenë 90 për qind.
Tyson: E gjeta gruan në shtrat me Brad Pittin
20:43
Unknown
Legjenda e gjallë e boksit botëror, Mike Tyson, ka treguar për mediat amerikane se si e ka gjetur aktorin e njohur Brad Pitt në shtrat me bashkëshorten e tij Robin Givens.
Momenti kur Tyson e zuri në vepër Givensin ishte gjatë kohës kur ata po divorcoheshin dhe ai papritmas vendosi të kthehej në mbrëmje në shtëpinë e bashkëshortes, kur e kishte parë befasinë që e priste në dhomën e fjetjes.
“Ne ishim duke u divorcuar, por nuk ka pasur ndonjë natë kur nuk bënim seks. Secilën ditë unë shkoja në shtëpinë e saj dhe bënim seks, por një ditë dikush u tregua më i shpejt se unë dhe ai ishte Brad Pitt. Isha i inatosour, por nuk reagova, pasi atë kohë isha i përfshirë në shumë probleme me kokainë dhe gjëra tjera”, ka thënë Tyson.
Mike Tyson është i lumtur me bashkëshorten e tij nga martesa e tretë, Lakiha Spencer, teksa ka lënë pas të gjitha problemet që i ka pasur në jetë.
Lojërat Olimpike, momenti më nevrik për Emeli Sande
20:43
Unknown
Argjentina, tash duet me Florin
20:42
Unknown
Rihanna paralajmëron këngën e re
20:41
Unknown
E megatalentuara Rita
20:40
Unknown
Becks: Të gjitha ekipet e duan Kakan
20:39
Unknown





