Robin Lopez ka shënuar 11 pikë të njëpasnjëshme në çerekun e tretë për të ndihmuar New Orleans Hornets të shënojnë fitoren aq shumë të nevojshme 102-81 ndaj mysafirëve të Milwaukee Bucks.
Lopez shënoi 21 pikë në ndeshjen e mbrëmshme dhe seria e tij e pikëve ndihmoi ekipin të kthehet nga deficiti prej dy pikësh në avantazh 71-60.
Kjo ishte vetëm fitorja e dytë në 11 ndeshjet e fundit për New Orleans (5 fitore, 11 disfata gjithë sezonin).
Ryan Anderson shënoi 22 pikë për Hornets, dhe ishte një nga gjashtë lojtarët e ekipit që shënuan pikë dyshifrore. Te Bucks lider ishte Brandon Jennings me 25 pikë.
NBA: Lopez sjell fitoren për Hornets
12:33
Unknown