Në drejtorin e doganës është nënshkruar Marrëveshja bilaterale për bashkëpunim mes Doganës së Kosovës dhe asaj të Polonisë. Marrëveshja është nënshkruar nga Drejtori i Zbatimit të Ligjit Bahri Berisha dhe Drejtori i Përgjithshëm i Doganës polake Jacek Kapica. Me këtë marrëveshje të dy palët do të kenë bazë juridike për bashkëpunim në çështjet doganore.
Gjithashtu pjesë e rëndësishme e këtij bashkëpunimi është edhe luftimi i kontrabandës me theks të veçantë tek mallrat akcizore.
Berisha në emër të Doganës së Kosovës kërkoj përkrahje për anëtarësimin e Doganës sonë në mekanizmin më të lartë botërorë të Doganave (Organizata botërore e Doganës- WCO), kurse nga ana tjetër Kapica theksojë se Dogana Kosovare do të ketë përkrahjen maksimale të Doganës Polake gjatë mbledhjes së ardhshme të OBD-së.
Gjithashtu gjatë takimit u diskutuan edhe çështje të tjera me interes dypalësh ku kryesisht dominoj fusha e trajnimeve për të cilën Drejtori i Doganës polake ofroj ndimën dhe përvojën e administratës të tij.
Kjo është Marrëveshja e 10 që Dogana e Kosovës nënshkruan me Administratat doganore te vendeve tjera.
Dogana e Kosovës marrëveshje doganor me Poloninë
17:09
Unknown