Festivali i Këngës i Radiotelevizionit Shqiptar do të fillojë në datën 20 dhjetor, për të vazhduar më 21 dhe do të përfundojë më 22 dhjetor.
Festivali muzikor i përvitshëm, i cili organizohet në Shqipëri për tashmë një gjysmë shekulli, dërgon këngëtarët shqiptarë në Eurosong për të përfaqësuar shtetin shqiptar.
Si 51 vitet e kaluara, edhe këtë vit, në festival do të marrin pjesë 26 këngëtarë, përzgjedhja e të cilëve është bërë nga juria profesionale e RTSH.
Festivali do të zgjasë tri net dhe në natën finale do të përzgjidhet fituesi, i cili do të përfaqësojë Shqipërinë dhe Kosovën.
Fituesja e vitit të kaluar e Festivalit të RTSH-së ishte Rona Nishliu me këngën “Suus” e cila në festivalin evropian, Eurosong, u rendit e pesta.
Festivali i RTSH-së nis më 20 dhjetor
12:38
Unknown