Kërkesë e jashtëzakonshme për Nexus 4!

Gjatë ditës së djeshme, Google kishte vendosur modelin e ri të telefonit të saj të mençur Nexus 4 në shitje përmes Play Store, dhe vetëm pas pak kohësh iu desh që të ndryshoj porosinë në këtë faqe, sepse e gjithë sasia e vënë në dispozicion ishte shitur. Tani, kur një blerës potencial klikon mbi butonin “Add to cart” për Nexus 4, poshtë këtij butoni thuhet se dërgimi i porosisë për telefonin, mund të zgjasë nga 8 deri në 9 javë. Kështu, i bie që të gjithë ata që tani porosisin një Nexus 4 të presin deri në fillim të vitit të ardhshëm 2013, për tu pajisur me telefonin e dëshiruar nën markën e Google. Siç edhe pritej, kërkesa e tregut për Nexus 4 ka
qenë tejet e madhe, dhe kryesisht për shkak të çmimit jo shumë të shtrenjtë dhe karakteristikave të avancuara të telefonit Android.